Perisic në “lupën” e disa skuadrave, e kërkojnë në Gjermani dhe Angli

schedule12:33 - 25 Tetor, 2021

schedule 12:33 - 25 Tetor, 2021

Sulmuesi i Interit,  Ivan Perisic është dëshira e disa klubeve europiane. Kontrata e kroatit me skuadrën e Interit mbaron në fund të sezonit, pra në fund te qershorit 2022.

Klubet që dëshirojnë shërbimet e lojtarit kërkojnë të përfitojnë nga kjo situatë për ta transferuar Perisic.

Drejtuesit e Interit e shikojnë lojtarin të rëndësishëm për skemat e tyre dhe për këtë ata kanë nisur menjëherë nga puna për një rinovim të mundshëm të kontratës me lojtarin, për të vazhduar bashkëpunimin.

West Ham dhe Evertoni janë dy skuadrat angli që kërkojnë t’i paraprijë çdo situate për ta transferuar lojtarin që gjatë merkatos së janarit.

Në garë për shërbimet e Perisic kanë hyre edhe klube gjermane me 32-vjeçarin që e njeh shumë mirë Bundesligën pasi ka veshur fanellat e Bayern Munich, Borussia Dortmund dhe Wolfsburg, me këta të fundit që po insistojnë ta rikthejnë futbollistin në “Volkswagen Arena”. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!