Perimetri i sigurisë në shkolla, Karamuço: Janë targetuar si objekte që rrezikohen, grupet kriminale përdorin nxënësit

schedule18:27 - 12 Shtator, 2023

schedule 18:27 - 12 Shtator, 2023

 

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço i ftuar në një studion e “Special Report” me gazetarin Arlind Isa në ABC News foli në lidhje me shtimin e sigurisë në shkolla.

Karamuço tha se ky është një model i marrë nga Perëndimi, sidomos nga SHBA, por sipas tij siguria duhet të jetë brenda perimetrit të shkollës, por edhe jashtë gardhit.

Eksperti theksoi se mosha e përdoruesve të lëndëve narkotike është ulur në 12-vjeç, që do të thotë se siguria duhet rritur edhe në shkollat 9-vjeçare.

“Ne kemi harruar, por në vitet e para të tranzicionit kemi ushtruar kontrolle në shkolla për nxënës që ishin të dyshuar.

Mësuesit dhe një staf gjithmonë raportonte për informacione të ndryshme.

Tani perimetri duhet të parë se çfarë do të bëjmë brenda shkollës dhe jashtë gardhit.

Më erdhi mirë për iniciativën, është një model i marrë nga Perëndimi.

Shkollat janë targetuar si objekte që rrezikohen shumë së fundmi, në një formë eksperimentale fillimisht, por edhe fitimprurëse nga grupe kriminale.

Kemi pasur ngjarje që kanë rrezikuar jetën e nxënësve, për fat të mirë jo si në Serbi.

Mosha e nxënësve që përdorin lëndë narkotike ka shkuar në 12 vjeç, që do të thotë së duhen kontrolle edhe në shkollat 9-vjeçare.

Sot nuk kemi eksponentë të krimit që hyjnë serbes në shkolla, jo kemi një perimetër sigurie. Por këta futen ndryshe, duke përdorur po nxënësit e shkollave.

Ne këta duhet t’i mbajnë nën vëzhgim, sepse shkolla e di se kush janë dhe duhet të marren masa, deri në përjashtim.” tha Karamuço.r.t/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!