Përhapja e virusit “Nili Perëndimor” në Greqi, 2 të vdekur dhe 11 të infektuar

schedule15:25 - 2 Gusht, 2023

schedule 15:25 - 2 Gusht, 2023

Është shënuar një tjetër viktimë nga virusi i Nilit Perëndimor në vetëm dhjetë ditë në Greqi, ndërsa 11 janë të infektuar. Pas vdekjes së 92-vjeçares pak ditë më parë, sot EODY njoftoi një tjetër viktimë nga virusi i Nilit Perëndimor, atë të një 81-vjeçareje.

Sipas EODY nga fillimi i vitit 2023, deri në datën 1 gusht, në Greqi janë diagnostikuar gjithsej 11 raste të infeksionit me virusin e Nilit Perëndimor, nga të cilat dhjetë kanë paraqitur probleme të Sistemit Nervor Qendror.

Tetë raste të reja janë raportuar gjatë javës së kaluar. Aktualisht po trajtohen në Kujdesin Intensiv tre pacientë. Në Bashkimin Europian, përveç Greqisë, raste të infektimit janë regjistruar edhe në Itali dhe Hungari.

Si përfundim, EODY rekomandon marrjen e masave mbrojtëse personale ndaj mushkonjave si masat më të përshtatshme për kontrollin e sëmundjes.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!