Përhapja e variantit Delta, vaksinimi e vetmja armë kundër një vale të re të pandemisë

schedule15:29 - 26 Qershor, 2021

schedule 15:29 - 26 Qershor, 2021

Varianti “Delta” po përhapet me shpejtësi në të gjithë botën, duke rritur shqetësimet në lidhje me mundësinë e një vale të re të pandemisë.  Në Britani, varianti Delta përbën 96% të  rasteve të reja, gjithashtu edhe Kryeministri i Uellsit, Mark Drakeford,  shprehu shqetësimin në lidhje me përhapjen e virusit duke thënë se tha se varianti është përhapur kudo në vend.

E gjithë Europa është  “rrethuar” nga “Delta”. Ministri gjerman i Shëndetësisë Jens Spann tha se “varianti Delta” do të jetë arsyeja e rritjes së rasteve këtë verë dhe përhapja e tij nuk është çështje muajsh, por javësh”, duke theksuar se 15%  e rasteve të reja në Gjermani janë varianti Delta.

Ai gjithashtu u bëri thirrje gjermanëve të respektojnë masat kundër Covid. Gjithashtu, kreu i Institutit Robert Koch për Epidemiologji, Wheeler Lothar, theksoi se arma më e mirë kundër variantit të ri është vaksinimi i plotë.

Zyrtarët gjermanë, megjithatë, kanë deklaruar se studentët do të vazhdojnë të mbajnë maska ​​dhe t’i nënshtrohen testeve të rregullta diagnostikuese të COVID, të paktën deri në pranverën e ardhshme.

Të dhënat nga Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) tregojnë gjithashtu nevojën absolute për vaksinim, pasi shumica më e madhe e personave që kanë humbur jetën nga Covid-19 janë të pavaksinuar.

Që nga maji, 18,000 persona në Shtetet e Bashkuara kanë humbur jetën nga koronavirusi, nga të cilët vetëm 150 ishin vaksinuar plotësisht, ose 0.8%. Në fillim të këtij muaji, Andy Slavit, një ish këshilltar i qeverisë amerikane për COVID, tha se 99% e  viktimave nuk ishin vaksinuar./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!