Qeveria gjermane do të ndalojë të gjithë udhëtarët nga Mbretëria e Bashkuar të hyjnë në Bashkimin Europian, pavarësisht nëse janë vaksinuar ose jo për COVID-19. Kancelarja gjermane Angela Merkel the se Britania duhet të cilësohet si një “vend me rrezik” për shkak të përhapjes së variantit Delta.
Sipas Times, ky propozim gjerman do të diskutohet nga zyrtarët e lartë europianë dhe kombëtarë por pritet të kundërshtohet nga Greqia, Qipro, Spanja, Portugalia dhe Malta.
Merkel do të takohet me kryeministrin Britanik Boris Johnson në rezidencën e tij zyrtare në Checkers javën e ardhshme. Londra po përgatitet të zbulojë planin e saj në korrik për të lejuar shtetasit e Mbretërisë së Bashkuar të cilët janë vaksinuar plotësisht të udhëtojnë lirshëm në të gjitha vendet./abcnews.al