Përhapja e variantit Delta, Franca thirrje qytetarëve: Shmangni udhëtimet në Portugali e Spanjë

schedule15:28 - 8 Korrik, 2021

schedule 15:28 - 8 Korrik, 2021

Varianti Delta është zbuluar në 85 vende duke rritur shqetësimin për përhapjen e mëtejshme. Ministri francez i Financave Bruno Le Maire tha se pandemia ka shkatërruar ekonominë duke theksuar se pret që gjatë vitit ekonomia franceze të rritet me 5%.

Nga ana tjetër, ministri nxiti popullin të vaksinohet, pasi një vale e re e Covid do të përkeqësonte edhe më shumë ekonominë.

“Situata ekonomike dhe shëndetësore në vend është pozitive  dhe unë nuk do të doja që vendi të përfshihej nga një valë tjetër duke shkatërruar të gjitha përpjekjet tona, ”tha Le Maire për BFM TV.

Infektimet me variantin indian të koronavirusit, i identifikuar fillimisht në Indi po rriten ndjeshëm në Britaninë e Madhe, ndërsa në Spanjë dhe Portugali niveli i lartë i rasteve ka detyruar autoritetet të rikthejnë kufizimet.

Varianti më ngjitës përbën tashmë 40 përqind të infektimeve të reja në Francë dhe sipas qeverisë mund të shkatërrojë sezonin e pushimeve nëse vala do të lejohet të përhapet. Autoritetet thanë se Franca mund të vendosë të ashpërsojë masat gjatë ditëve në vazhdim, përfshirë kontrolle më të rrepta ndaj certifikatave digjitale./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!