Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Përhapja e koronavirusit mbyll minerën e arit në Afrikë

schedule14:03 - 25 Maj, 2020

schedule 14:03 - 25 Maj, 2020

Miniera Mponeng, në Afrikën e Jugut, ka ndërprerë punën, pasi 164 minatorë kanë rezultuar pozitivë me Covid-19, shkruan The Guardian.

Muajin e kaluar, minatorët u rikthyen në punë, pasi kishin ndaluar punën në muajin mars, pas rasteve të para me koronavirus. Miniera funksionoi me një kapacitet rreth 50%, por pas shfaqjes së rasteve shumë punonjës ngritën shqetësimin mbi sigurinë e tyre.

Shumica e atyre që rezultuan pozitivë ishin asimptomatikë. Sipas pronarëve të minierës, të gjithë personat që kanë rezultuar pozitivë janë futur në izolim.

Afrika e Jugut ka konfirmuar  21,343 raste pozitive nga të cilët 407 kanë ndërruar jetë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!