Përhapja e koronavirusit funksionoi për miliarderët! Pasuria e tyre u rrit me 4 trilionë dollarë

schedule17:41 - 4 Prill, 2021

schedule 17:41 - 4 Prill, 2021

Gjatë epidemisë së koronavirusit (Covid-19) që përfshiu botën, pasuritë e miliarderëve u rritën me 4 trilionë dollarë.

Sipas raportit të faqes “Business Insider”, në raportin e Institutit për Kërkime të Politikave (SPI) që mbulon datat nga 18 Mars, 2020-18 Mars 2021, kur epidemia u përhap me shpejtësi, 2 mijë e 365 miliarderë, patën një rritje prej 54 përqind në pasuritë e tyre, apo thënë ndryshe 4 trilionë dollar më shumë për ta.

Raporti gjithashtu vuri në dukje se 20 miliarderët më të pasur fituan 742 miliardë dollarë, një rritje prej 68 përqind.

Organizata ndërkombëtare e ndihmës me bazë në Mbretërinë e Bashkuar ‘Oxfam’ gjithashtu shtoi afërsisht 3.9 trilionë dollarë në të ardhurat e miliarderëve në raportin e saj të botuar në fillim të 2021.

Në raport, u shpreh se me këto para, ishte e mundur të sigurohej që askush të mos varfërohej për shkak të virusit në botë dhe që vaksinat të mund të bliheshin nga të gjithë. E.L/abcnews.al/