Ministria e Shëndetësisë në Itali ka nisur të informojë qytetarët rreth qarkullimit të hepatitit akut që prek fëmijët, në mënyrë që t’i ndihmojë të identifikojnë simptomat e sëmundjes.
“Raportoni rastet e dyshuara te Ministria dhe Instituti i Lartë i Shëndetit dhe mbani kampionë biologjikë për të bërë të mundur hetimet e nevojshme,” thuhet të njoftim ndër të tjera.
Për momentin, në Itali janë konfirmuar dy raste nga 11 raportime të bëra. Një prej dy fëmijëve mund të ketë nevojë për transplant mëlçie.
Sipas raportimeve, deri tani mes infeksionit dhe vaksinës anti-covid nuk ka asnjë lidhje. Fëmijët e prekur nga vala anormale e hepatitit janë ata të grup-moshës 1-5 vjeç, të cilët nuk janë vaksinuar ende.
Për momentin, shifrat po vlerësohen ndërkombëtarisht për të parë nëse ka një rritje të përqindjes së hepatitit me etiologji të panjohur që ndodh çdo vit. /abcnews.al/