Përhapi qëllimisht koronavirusin, ndërron jetë 57-vjeçari

schedule10:40 - 19 Mars, 2020

schedule 10:40 - 19 Mars, 2020

Ka ndërruar jetë japonezi që përhapi qëllimisht koronavirusin. Edhe pse mjekët i kishin këshilluar vetëizolimin, 57-vjeçari i prekur nga COVID 19 shkonte nëpër bare.

Burri jetonte në qytetin Gamagorne, prefekturën Aichi. Ai ka ndërruar jetë në spitalin ku ishte shtruar së fundi. 57-vjecari ishte diagnostifikuar me koronavirus në fillim të marsit dhe kur mjekët i thanë që të vetizolohet, sepse shtrimi nuk bëhej që në atë moment, ai doli nëpër disa kafene e u tha të afërmve se kishte rezultuar pozitiv dhe se po dilte jashtë “që të përhapte virusin”.

Në Japoni janë konfirmuar më shumë se 1.500 të infektuar nga koronavirusi, përfshirë dhe pasagjerët e anijes “Diamond Princess”.  Deri më tani raporton /abcnews.al