Përgjysmohen rastet, 4 qytetarë humbin betejën me COVID në vend

schedule17:06 - 13 Shkurt, 2022

schedule 17:06 - 13 Shkurt, 2022

Infektimet me COVID si dhe testimet janë përgjysmuar në 24 orët e fundit në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë raporton se nga 1874 testime, 296 qytetarë kanë rezultuar të infektuar. Kurse një ditë më parë u kryen 2738 testime prej të cilave 457 qytetarë rezultuan pozitivë me COVID. Betejën me COVID e kanë humbur 4 qytetarë.

“Në 24 orët e fundit me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor ka katër humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: një qytetare nga Berati 53 vjeçe, një qytetar nga Kurbini 54 vjeç, një qytetare nga Tirana 83 vjeçe, një qytetar nga Durrësi 83 vjeç”.

Rastet pozitive me COVID në 24 orët e fundit janë në këto bashki: 122 në Tiranë, 20 në Sarandë, 19 në Vlorë, 15 në Fier, 13 në Lushnje, 11 në Gjirokastër, 10 në Durrës, nga 7 qytetarë në Prrenjas, Gramsh, Kamëz, nga 4 qytetarë në Shkodër, Kurbin, Krujë, Vorë, Elbasan, nga 3 qytetarë në Kuçovë, Tepelenë, Përmet, Himarë, Rrogozhinë, Shijak, Mirditë, nga 2 qytetarë në Pukë, Lezhë, Kavajë, Patos, Mallakastër, Delvinë, Korçë, nga 1 qytetar në Peqin, Belsh, Poliçan, Skrapar, Devoll, Dropull, Divjakë, Roskovec, Dibër, Kukës.

Në të gjithë vendin janë 8,773 pacientë aktivë me COVID. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 129 pacientë, nga të cilët 17 janë në gjendje më të rënduar.  Janë shëruar 835 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 256,117 që nga fillimi i epidemisë. Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.

Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku. MSHMS apelon qytetarët që kanë kaluar 6 muaj nga kryerja e dozës së dytë të vaksinës, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Ministria e Shëndetësisë i kujton qytetarëve se respektimi i protokolleve anticovid është domosdoshmëri për mbrojtjen e shëndetit. Vendosja e maskës është e detyrueshme në çdo ambient të mbyllur. Shmangni grumbullimet dhe ajrosni ambientet ku qëndroni, për të kufizuar përhapjen e Covid-19. Nëse dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127″, apelon ministria.

Statistika (13 Shkurt 2022)
Raste të reja ditore 296
Të shëruar në 24 orë 835
Të shtruar në spitale 129
Humbje jete në 24 orë 4
Testime ditore 1874

Testime totale 1,712,427
Raste pozitive 268,304
Raste të shëruara 256,117
Raste Aktive 8,773
Humbje jete 3,414

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 2814
Fier 1278
Gjirokastër 741
Vlorë 718
Shkodër 685
Elbasan 672
Berat 643
Lezhë 380
Korçë 273
Durrës 310
Kukës 207
Dibër 52

be.k/abcneews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!