Përgjysmimi i dozave dhe vonesat, BE pritet të kërkojë sqarime nga Pfizer

schedule18:03 - 22 Janar, 2021

schedule 18:03 - 22 Janar, 2021

Bashkimi Evropian do të kërkojë sqarime nga Pfizer rreth vonesave në shpërndarjen e vaksinave për Covid-19. Lajmin e bëri të ditur zëdhënësi kryesor i Komisionit Evropian Eric Mamer gjatë një konferencë për shtypin të premten.

Mamer theksoi se Komisioni është vazhdimisht në kontakt me prodhuesit dhe se janë të vetëdijshëm për zhvillimet e fundit. Javën e kaluar Pfizer tha se dërgesat nga struktura e saj e vaksinave në Puurs, Belgjikë, do të zvogëloheshin përkohësisht ndërsa prodhohen 2 miliardë dozash të vaksinës.

Eric Mamer shpjegoi se dërgesat janë të organizuara posaçërisht midis Shteteve Anëtare dhe kompanive, ndërsa Komisioni mbështet marrëdhëniet midis të dyve.

“Sigurisht që ne do të vazhdojmë kontaktet tona me BioNTech / Pfizer për të siguruar që gjithmonë të kemi informacionin më të fundit dhe të shohim cilat janë hapat e ardhshëm që duhet të ndërmerren bazuar në këtë,” tha ai.

Kujtojmë se Italia njoftoi të mërkurën se do të ndërmarrë veprime ligjore kundër ndërmarrjes farmaceutike Pfizer lidhur me vonesat e vaksinave Covid-19.

“Për fat të keq këtë javë kemi marrë 29% më pak doza vaksinash nga Pfizer dhe na është thënë që do të marrim 20% më pak javën e ardhshme,” tha të enjten komisioneri i jashtëzakonshëm i vendit për koronavirusin Domenico Arcuri gjatë një konference shtypi”, shtoi Arcuri. s.b/abcnewsa.al/