Miriam Cani dhe Alban Skënderaj janë një nga çiftet më të dashura të publikut shqiptar. Ata pëlqehen jo vetëm në skenë, por edhe për marrëdhenien e dashurisë që kanë krijuar.
Së fundmi, Miriami nuk ka nguruar si gjithmonë t’i shpreh ndjenjat Albanit. Ajo ka publikuar një foto, ku shfaqen të kapura duart e saj dhe të bashkëshortit, me në sfond një nga këngët më romantike “You are the reason”.
“Përgjithmonë”, shkruan këngëtarja krahas videos, e cila i ka emocionuar të gjithë.
Kujtojmë që dyshja e njohur janë prindër të dy fëmijëve, vajzës Ameli dhe djalit Duam. l.k/abcnews.al