Miriam Cani dhe Alban Skënderaj janë një ndër çiftet më të dashura për publikun shqiptar. Pak muaj më parë, artistët u bënë prindër të një djali që e pagëzuan me emrin e veçantë, Duam.
Së fundmi, Miriam ka ndarë me ndjekësit në rrjete sociale një video ku shihet dorë për dore me Albanin, teksa e ka shoqëruar me një këngën “You are the reason”. “Përgjithmonë”, ka shkruar këngëtarja krahas videos.
Kujtojmë që çifti i dha fund beqarisë pas shumë vitesh së bashku, në një ceremoni private në Maldives një vit më parë. Përsa i përket projekteve muzikore, Albani solli këtë verë projektin me Elgit Dodën të titulluar “Parajsa”, që rezultoi shumë e suksesshme, ndërkohë që Miriam ka paralajmëruar se do të vijë së shpejti me një tjetër projekt. xh.d/abcnews.al