Rreth dy muaj pas operacionit të SPAK për goditjen e grupit kriminal të Inez Hajrullës zbardhen për herë të parë detaje nga dosja hetimore.
Përgjimet në SKY Ecc tregojnë se Hajrulla dhe krahu i djathtë i tij Ervis Matodashaj, marrin vazhdimisht informacione se grupi i Fatmir Hysenit, që njihet si “Doqe”, prej kohësh bënin përgatitje për ti goditur.
Ata shkëmbejnë mesazhe me njëri-tjetrin, mbi vendndodhjet, personat e angazhuar dhe makinat që përdorin. Por në pamundësi për të shkuar për të shkuar tek Fatmir Hyseni, që konsiderohet edhe si hije për drejtësinë, vendosin ti presin krahët përpara se ti sulmojë. Dhe në shënjestër u vu Gentian Qarri.
Në shkurt të 2021, pasi zbulojnë disa nga anëtarët e grupit rival, interesohen tu gjejnë bazën, që siç thotë i shumëkërkuari Hajrulla, “T’ju çojnë shtetin”, që nënkupton, informimin e autoriteteve policore.
Dosja hetimore, zbardh edhe gjurmimin e kundërshtarëve përmes GPS që vendosin në makina, per të ndjekur lëvizjet dhe kryer ekzekutime.
Informacioni që vinte nga grupi rival, Inez Hajrullës nuk i vinte rastësisht, por dyshohet se kishte një kontakt që e informonte për gjithçka, madje edhe për planin që ta hiqnin qafe atë dhe bashkëpunëtorin e tij Ervis Matodashajn.
SPAK thotë se këta dy të fundit, pra Hajrulla dhe Matodashaj, komunikonin me grupin që vranë Gentian Qarrin me porosi të tyre përmes radios. Faktet janë evidentuar pas kryerjes së ekzekutimit, ku dyshja në fjalë interesohet për çdo detaj gjatë bisedave në SKY ECC.
ERVIS MATODASHAJ: Po atë e mori ambulanca.
INEZ HAJRULLA: Le ta marri, deri tek shkallët e spitalit do vejë po e ka marrë ambulanca.
Kjo nënkupton se Qarri po transportohej me ambulancë dhe Hajrulla, shpreh bindjen se nuk do iu mbijetojë plagëve.
Gjithçka shkoi sipas planit, deri në arratisjen e autorëve apo zhdukjen e mjetit. Në biseda zbulohet si diçka iu shkon në favor, policia nga informacionet në rrugët operative duket se gabim për llojin e automjetit të autorëve, që kthehet në bisedë diskutimi mes Matodashajt e Hajrullës.
Ervis Matodashaj: Po këta po kërkojnë ‘Golf’.
Inez Hajrulla: Fola, po ça thua, kanë ngatërruar makinë vk mu tek Milano janë ata!
ERVIS MATODASHAJ: Kush ka ngatërruar makinë?
INEZ HAJRULLA: Shteti, në vend të makinës saktë, kanë thënë ‘Golf’ . Njerëzit që kanë dhënë informacion
ERVIS MATODASHAJ: Ok, super…


