PËRGJIMET/ “Uaa do na marrë SPAK-u në pyetje..uaaa!!” Si u alarmuan vartësit e Fatos Tushes pas nisjes së hetimeve

schedule11:53 - 8 Korrik, 2021

schedule 11:53 - 8 Korrik, 2021

SPAK arrestoi 11 personë në Lushnje, përfshirjë edhe kreun e bashkisë për korrupsion në lidhje me ndërtimin e një kanali vaditës me vlerë 24 milion lekë. Gjithçka nisi nga ankesa që dy kompanitë e skualifikuara nga gara bëjnë në Agjencinë e Prokurimeve Publike në lidhje me vendimin e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave në Bashkinë e Lushnjes.

Është pikërisht ankesa që kanë bërë kompanitë “Avdyli” sh.p.k dhe “Bahas” sh.p.k në APP që vë alarmin mes punonjësve të bashkisë dhe kompanisë që u shpall fituese përmes procedurave të parregullta, telefonatat e të cilëve kanë “ngecur” më pas në rrjetën e SPAK.

Pjesë e telefonatave është edhe kryebashkiaku Tushe, i cili i sugjeron ndër të tjera kompanisë që shpalli fitues që të “merret vesh” me “Avdylin” për ta mbyllur këtë “punë”, ndërsa nuk kursejnë fyerjet ndaj tij duke e quajtur “burrë të poshtër”.

Punonjësit e bashkisë alarmohen edhe më tepër kur në zyrë iu vjen një shkresë nga SPAK.

“Uaa do na marrë në pyetje SPAK” shprehet ndër të tjera Blerat Turku, juriste pranë Ndërmarrjes së Pasurive Publike në bashkinë Lushnje.

Ajo flet me dikë në telefon dhe mes tyre zhvillohet kjo bisedë:

Blerta: Uaa do na marrin në pyetje ata të SPAK..e di si jam bërë?

Personi: Cfarë thua?! Për çfarë?!

Blerta: Për atë dosjen që morën..e di si jam bërë? Se vetëm ne që kemi vendosur kriteret do na pyesin..uaa do na marrë SPAK-u në pyetje?

Më pas, Blerta Turku telefonon epron e saj Flamur Peqini duke e njoftuar për ardhjen e një shkrese nga SPAK dhe nëse duhej ta firmoste apo jo.

Mes tyre zhvillohet kjo bisedë:

Flamur Peqini: Hë Blerta..

Blerta Turku: Drejtor..se tani po vij te zyra unë..por ka ardhur një shkresë nga policia, nga SPAK-u për të na marrë në pyetje në datë 10..mua..Bardhin..Ilvën..ta firmos?

Flamur Peqini: Në datë 10..e mirë se po vij unë aty..ka ardhur shkresa aty? E mirë..se këtu jam unë me kryetarin..

Gjatë përgjimeve, sipas SPAK, Blerta Turku shprehet se kanë bërë 20 herë mbledhje në lidhje me marrjen në pyetje të asaj dhe kolegëve nga SPAK dhe se iu është thënë se çfarë duhet të deklarojnë. Madje, në njërën prej bisedave ajo shprehet se sipas Peqinit iu ka dalë garant Fatos Tushe se nuk do të ndodhë asgjë.

Mes Turkut dhe kolëgut të saj zhvillohet kjo bisedë:

Blerta Turku:  Është një polic që ka sjellë shkresa si persona që mund të kenë në dijeni
Kolegu: Kush do pyetet tjetër
Blerta Turku: Unë, Ilva dhe Inxhinieri
Kolegu: Po ajo çne
Blerta Turku: Është njësi ajo
Blerta Turku: Po, po, por duhet të shkoj në Tiranë
Kolegu: Ti?
Blerta Turku: Ne të tre që na kanë thirrur si persona që mund të kemi dijeni, të mërkurën në orën 11 te SPAKU, mua thjesht s’më vjen mirë, po s’kam gjë, jam e qetë për punën që kam bërë
Kolegu: Ajo ka rëndësi, habitem ç’ne që ju ngeli vetëm ju përgjegjësia
Blerta Turku: Ne nuk jemi nën hetim, jemi persona që mund të kemi dijeni, pastaj thirren ata se mund të kenë qenë në përgjim
Kolegu: Ahtu po, po dijeni për çfarë se nuk dihet se për ça ju pyesin atje më kupton
Blerta Turku: Thanë mos kini merak, mos e diskutoni as në familje thanë të mos shqetësohen kot
Kolegu: Kush tha
Blerta Turku: Drejtori dhe ai miku jot
Kolegu: Epo mirë
Blerta Turku: Na kanë bërë 20 herë mbledhje gjoja ça të themi atje
Blerta Turku:Neve na ka dalë Fatosi garant, garant.

Vijon…

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!