“Përgjimet treguan ‘fytyrën’ e vërtetë të qeverisë Kurti”, Haziri: Po e përdor dhunën si mjet politik

schedule16:37 - 14 Korrik, 2023

schedule 16:37 - 14 Korrik, 2023

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri tha në një intervistë për emisionin ‘Ballkan Update’ me gazetaren Linda Karadaku se qeveria e Albin Kurti ka arritur që të ‘mbjellë’ frikë tek qytetarët.

“Kjo qeveri nuk ka shkaktuar dialog të brendshëm politik dhe po vazhdon të afirmojë rolin e vet përmes kuorumeve të tjera që kanë shpërthyer në dhomë. Kjo qeveri, duket qenë në opozitë më herët, ka mbjellë në Kosovë farën e frikës dhe ka përdorur dhunë si mjet politik. Duke mbjellë frikën tek qytetarët se Kosova po humb sovranitet dhe territor. Kjo qeveri tani po don mjetin e dhunës me e legjitimuar si mjet politik që është fatkeqësi e madhe për ne.”, theksoi Haziri.

Sipas Hazirit, skandali i përgjimeve ku shefja e grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari Lila dëgjohet duke komunikuar me një deputet të Listës Serbe, tregoi ‘fytyrën’ e vërtetë të qeverisë Kurti.

“Ky takim nxjerr në sipërfaqe një të vërtetë të madhe që Kurti punon me ndërmjetësues në rastin e komunikimit me Listën Serbe. Lista serbe nuk është organizatë unike dhe janë koalicion i partive të vogla që janë instruktuar nga angazhimi personal i Vuçiç. Natyrisht, janë përfaqësues legjitimë të komunitetit serb. Janë më të fuqishëm në veri të kosovës. Zonja Kusari arriti me këtë takim me dëshmuar zotësinë e saj se si me e sjell Listën Serbe në kuvend, me i dhënë rol në votim dhe abstenime politike dhe aty ku Vetëvendosjes iu është dashur prezenca e Listës Serbe si makinë vote. Në anën tjetër, kryeministri vazhdimisht ka akuzuar palët që kanë bashkëpunuar me Listën Serbe dhe të gjitha krizat që kanë shpërthyer në veri. Atëherë qeveria Kurti nuk ka njoftuar se ka komunikim formal për nevoja te caktuara politike dhe ka mbajtur të fshehtë këtë komunikim të Kusarit. Kjo i jep fytyrën e vërtetë të qeverisë.“, tha Haziri./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!