Përgjimet Kusari-Radojiçiç/ Halimi: Kurti po i ikën përgjegjësisë, duhet ta shkarkonte zyrtaren e vet

schedule13:48 - 11 Tetor, 2024

schedule 13:48 - 11 Tetor, 2024

Drejtori Ekzekutiv i Institutit për Studimet Evropiane dhe Globale në Kosovë, Jeton Halimi thotë se kryeministri Albin Kurti duhet ta kishte shkarkuar shefen e Grupit Parlamentar të LVV, Mimoza Kusari-Lila, pas publikimit të bisedës së saj me Milan Radojiçiç.

Në një intervistë për “Newsline” në ABC News, Halimi u shpreh se Kurti po i ikën përgjegjësisë.

Halimi shtoi se Kusari-Lila nuk duhet të mashtrojë opinonin publik dhe se ajo duhet të pyetet nga organet e drejtësisë.

“Partitë opozitare janë duke diskutuar për çështje, që ka dalë përgjimet dje nga mediat, partia në qeveri e ka lëshuar sallën. Nuk janë aty, vetëm opozita po diskuton rreth diskutimit të Mimoza Kusari Lilës. Duhet të sqarojë ajo vetë, duhet institucionet ligjzbatuese ta intervistojnë dhe ta kallëzojë se çfarë ka biseduar me Radojiçiç, kryekriminel i rastit të Banjskës, organizator, t’i sqarojë para institucioneve ligjzbatuese. Mos të manipuilojë opinionin e gjerë. Albin Kurti është koordinuar me deputetët, ministrat e vet, e kanë lëshuar sallën për të ikur nga përgjegjësia e tyre. Mundohet të manipulojë dhe të krijojë hi para popullsisë. E dinë shumë mirë shqiptarët e Kosovës, zonja Kusari Lila ka biseduar me Milan Radojiçiç, organizatori i sulmit të Banjskës. Kjo është shumë e qartë se edhe Lëvizja Vetëvendosje ka bashkëpunuar me Radojçiçin.

Zoti Kurti, është dashur ta shkakrojë nga pozita e shefes së Grupit Parlamentar dhe jo të bënte rolin e avokatit, ose rolin në heshtje. Kjo është ndërgjegja e Albin Kurti dhe Lëvizjes Vetëvendosje, janë bashkëfajtorë dhe në koordinim me zonjën Kusari Lila. Ikja nga përgjegjësia nuk ka koment. Këtë e dëshmon ikja nga salla e kabinetit Kurti”, theksoi ai./abcnews.al