Përgjimet e Vetëvendosjes/ Analisti: Nuk është çështje politike por sigurie kombëtare, prokuroria të reagojë

schedule17:40 - 14 Korrik, 2023

schedule 17:40 - 14 Korrik, 2023

Analisti Adri Nurellari theksoi në ABC News se skandali i përgjimeve të shefes së grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari Lila me deputetin e Listës Serbe, Slavko Simiç, nuk është thjesht një çështje politike por sigurie kombëtare ndaj dhe Prokuroria duhet të kishte reaguar menjëherë.

Sipas Nurellarit, Kurti po bën një lojë të madhe pasi nga njëra anë nuk koordinohet me faktorin ndërkombëtar ndërkohë që me përgjimet,rezultoi se është koordinuar me serbët. Analisti shtoi gjithashtu se nuk është koeicidencë që Kurti të tërhiqet nga veriu pas publikimit të përgjimeve.

“Kjo është vërtetë një zhvillim dramatik dhe kur shikohet se me këto përgjime zoti Kurti dhe partia e tij, e përfaqësuar me Kusarin shkon dhe negocion me tema të rëndësishme të vendit me Listën Serbe dhe aq më tepër me Milan Radoiçiç, që është një i kërkuar. Për më tepër që gjatë bisedës thuhet se Radoiçiç, serbët kanë mjaftueshëm material për t’ja thyer kokën Kurtit dhe qeverisë së tij. Nuk është çështje politike por e sigurisë kombëtare.

Pyetja që shtrohet a është duke e shantazhuar me materiale kompromentuese Lista Serbe Kurtin?  A është koeicidencë që menjëherë pas daljes së këtyre përgjimeve zoti Kurti tërhiqet nga veriu ndërkohë që ka pasur mundësi dhe presion perëndimor më të hershëm që të tërhiqet nga veriu.  Nga njëra anë zoti Kurti nuk koordinohet me SHBA, Britaninë, BE-në dhe nga ana tjetër, koordinohet me një kriminel famëkeq që është në listën e zezë dhe konsiderohet si faktori kyç në trazirat e veriut.

Kjo të lë përshtypje se është një lojë dhe maskadarë e madhe, janë qëndrime dhe veprime populiste për të rritur popullaritetin elektoral dhe s’kanë qenë të sinqerta sepse duket që kanë pasur një urë komunikimi sekret dhe është për të ardhur keq që prokuroria nuk ka marrë në pyetje kryetarin e grupit parlamentar të VV për të sqaruar 5 komunikimet që ka pasur me Radoiçiç dhe për të sqaruar rrethanat.

Kjo çështje vë në pikëpyetje interesat shtetërore dhe sigurinë e vendit. Kjo është në mënyrë të shumëfishtë një situatë alarmante sepse vë në pikëpyetje të mëdha sigurinë e vendit dhe tregon një hipokrizi të jashtëzakonshme sepse në të kaluarën Kurti dhe VV kanë demonizuar rivalët politikë për faktin se kanë bashkëpunuar me Listën Serbe.“, theksoi Nurellari./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!