Përgjimet e Ndraghetës, ambasadori italian: Gjyqtarët të kryejnë punën e tyre të pavarur

schedule20:27 - 25 Janar, 2021

schedule 20:27 - 25 Janar, 2021

Ambasadori italian në Shqipëri Fabrizio Bucci ka reaguar pas përgjimeve të autoriteteve italiane për dosjen Ndragheta, ku përmenden kryetari i bashkisë së Tiranës, presidenti, shefi i policisë së Tiranës dhe një zv.ministër.

Bucci thotë se gjyqtarët duhet të bëjnë punën vet në mënyrë të pavarur. Ai bën apel që të gjithë të angazhohen në  luftën ndaj krimit dhe korrupsionit përmes sjelljeve të duhura.

“Italia është e, do të jetë gjithmonë, përkrah institucioneve të Republikës së Shqipërisë në luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar. Mbështetje maksimale autoritetit gjyqësor shqiptar për shqyrtimin e plotë të çdo episodi të korrupsionit apo të paligjshmërisë, nga cilido qoftë kryer dhe prej ngado rrjedh.

Le t’i lemë gjyqtarët të kryejnë në paqe punën e tyre, me qetësi e në mënyrë të pavarur. U përket atyre të dallojnë faktet nga fjalët. Polemikat e padobishme e të instrumentalizuara asnjëherë nuk ndihmojnë në verifikimin e së vërtetës.

Të gjithë duhet të angazhohen në luftën ndaj krimit dhe korrupsionit përmes sjelljeve të duhura. Kush do ta bëjë këtë do të ketë përherë mbështetjen e Italisë”, shkruan ambasadori italian pas debatit të ndezur në vendin tonë për përgjimet në Itali”, shkruan Bucci./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!