Valentino Rossi u infektua me Covid-19 në 15 tetor dhe prej atij momenti ka qëndruar në karantinë. Nëntë herë kampioni i botës në MotoGP dhe legjenda e gjallë e garave të shpejtësisë, rezultoi sërish pozitiv në tamponin e ditës së martë.
Dje kreu një tjetër test dhe përgjigja ishte negative. Dy të tilla duhen për t’u quajtur i shëruar. Lajmi pozitiv ka ardhur dhe tamponi i mëngjesit të sotëm ka dalë sërish negativ.
41-vjeçari i Yamaha mund të marrë pjesë lirisht në Çmimin e Madh të Valencias. Gara në tokën spanjolle do të zhvillohet të dielën e 15 nëntorit. /abcnews.al