Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Përgjegjësia politike për 21 janarin e pambajtur”, Minxhozi kritikon socialistët: Rama “de facto” kryetar opozite

schedule21:19 - 23 Shkurt, 2026

schedule 21:19 - 23 Shkurt, 2026

TIRANË– Analisti Skënder Minxhozi, i ftuar në emisionin “Real Story” shprehu kritika për socialistët, ndërsa tha s’e nuk kanë mbajtur siç duhet përgjegjësinë politike për zbardhjen e dosjes së 21 janarit.

“Është një partiturë 30-vjeçare flauti që socialistët nuk po e mbarojnë, sa frymë paskan patur, nuk e di domethënë. Edi Rama ka 13 vjet që po i bie flautit në raport me përgjegjësinë politike që duhet të tregojë për të thënë që pala tjetër….ato lulet për vit ku janë vrarë.

Ke 21 janarin, ku ne e dimë që SPAK e ktheu mbrapa dhe ko ishte jo e bukur nga ana  e tyre. Por, përpara se SPAK të thoshte “jo” dhe ta detyronte Gjykata e Lartë, 21 janari nuk u prek nga socialistët, përveç se kithtaz, ndonjë fjali në parlament, apo në studio televizive, nuk ka qenë qëndrim partie.”, tha ai.



Më tej, Minxhozi u shpreh se:

“Rama i ka të gjitha pushtetet, por Rama me dëshirën e tij nuk ka asnjë pushtet. I ka, por nuk i ushtron. Realisht ai që na tregon, atë që shohim ne publikisht është “de facto” një kryetar opozite, “de jure” një kryetar qeverie”, tha ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!