“Përgjaket” qershori, 15 të vdekur dhe 12 të plagosur nga aksidentet e atentatet

schedule19:24 - 30 Qershor, 2022

schedule 19:24 - 30 Qershor, 2022

Qershori është mbyllur me një bilanc tragjik, 15 të vdekur dhe 12 të plagosur si pasojë e aksidenteve rrugore dhe atentateve.

Më 3 qershor vritet Naim Bajri në Shkodër dhe plagoset Astrit Zeneli, i punësuari i Naim Bajrit.

68-vjeçari mbeti i vrarë në vendin e quajtur “Merkata e Rusit”, në lagjen “Partizani”. Një automjet  tip “Benz”  u afrua pranë trotuarit dhe qëlloi në drejtim të 68-vjeçari ndërsa ai ishte duke pirë kafe. Viktima mori 7 plumba në trup.

Më 8 qershor Mariglen Hakës i bëhet atentat në një kryqëzim në Nikël.

Plumbi e kapi të riun në fytyrë (nofull), duke e lënë të plagosur.

Në  shtator te 2019 Hakës iu be një atentat në Nikël, ku mbeti e vrarë halla e tij shpresa Basha.

Më 9 qershor një aksident tragjik i mori jetën familjes së efektivit Sokrat Lelaj në Fier

Aksidenti ndodhi në Buzëmadh të Fierit. Ndërroi jetë Sokrat Lelaj 54 vjeç, i cili ishte efektiv i FNSH-së dhe vjehrra e tij Bylyre Salaj 78-vjeçe. Më vonë në spital ndërroi jetë edhe bashkëshortja e Sokratit, Fatbardha Lelaj, 53 vjeçe.

Më 11 qershor vritet me thikë Petraq Gjika në Grecalli të Fierit.

Prej disa kohësh viktima 67-vjeç punonte si roje nate dhe ishte vëllai kryeplakut të fshatit Grecalli.

Në po të njëjtën ditë u vra 27-vjeçari Aleksandër Sadikaj në afërsi të TEG-ut Tiranë.

27-vjeçarit iu bë atentat me tritol dhe lënda plasëse i ishte vendosur në makinë. Ai arriti të dilte nga makina edhe pse pa gjymtyrë, por humbi jetën më vonë në spital.

Sërish në datën 11, barinjtë në Kolonjë gjetën trupin e pajetë të një personi.

Policia konfirmoi se trupi i përkiste Sherif Mukajt, i cili ishte zhdukur nga 1 nëntori i vitit të kaluar.

Më 14 qershor u plagos me një plumb në bark Pjerin Brushtulli në Vepilojë

48-vjeçari mbeti i plagosur me armë zjarri dhe ishte ai vetë që njoftoi ambulancën.

Më 18 qershor u vra Martin Çeço në fshatin Kolanec të Maliqit.

Të dyshuar për ngjarjen janë Bleti Angjo, Valter Mollaj dhe Edlir Mollaj, tashmë të arrestuar. Dyshohet se “molla e sherrit” ishte një vajzë me të cilën 26-vjeçari Çeço kishte lidhje.

Më 20 qershor humbi jetën një 15-vjeçar pas një aksidenti rrugor në aksin Belsh-Elbasan

T.N., 34 vjeç, duke drejtuar një automjet u përplas me motorin e O.M 15 vjeç. Bashkë me të miturin ishte dhe një tjetër 15-vjeçar, K.P i cili mori lëndime të lehta. Ndërsa 15-vjeçari që drejtonte motorin humbi jetën në vendin e ngjarjes.

Më 24 qershor, një 15-vjeçar ndërroi jetë në spitalin e Fierit pasi u përplas nga një makinë.

15-vjeçari po udhëtonte me biçikletë në momentin e aksidentit, ndërsa shoferi pasi e përplasi u largua nga vendi i ngjarjes.

Më 25 qershor humbi jetën 40-vjeçari Erald Totilla.

Tortilla ishte duke udhëtuar me motor kur u përplas me një betoniere në afërsi të TEG-ut.

Më 25 qershor një 65-vjeçar mbeti i plagosur rëndë në Pogradec pasi makina me të cilën udhëtonte u përplas me  trafikndarësen metalike.

Goditja ishte e fortë dhe u desh ndërhyrja e forcave të shërbimit zjarrfikës për të nxjerrë 65-vjeçarin nga mjeti.

Më 27 qershor Klaudia Xhaferaj dhe djali i saj 6 vjeçar vdiq pasi makina e cila drejtohej nga 25-vjeçarja doli nga rruga dhe përfundoi në lumin Osum.

Në po të njëjtën ditë, një 15-vjeçar humbi jetën pasi u mbyt në ujërat e lumit Drin. 15 vjeçari , nxënës i klasës së 9-të, ka qenë bashkë me shokët e klasës, në ekskursion në lumin Drin në fshatin Potgorcë.

Adoleshenti u fut për tu larë dhe nuk mundi më të dalë.

Aksidenti i fundit u shënua më 30 qershor në Finiq, Sarandë. Një motor u përplas me një autobus dhe si pasojë e aksidentit mbeti e plagosur një 25-vjeçare.

/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!