“Përgjaket Londra”, theret me thikë 18-vjeçari

schedule09:22 - 17 Prill, 2018

schedule 09:22 - 17 Prill, 2018

Një adoleshent humbi jetën mbrëmjen e së hënës në Londër, pasi u godit me thikë. Mediat bëjnë të ditur se ai ishte 18 vjeç dhe është i treti person që theret me thikë në Londër brenda 48 orëve.

Ai u gjet me disa plagë në Forest Gate rreth orës 22:50 të natës të së hënës. Mjekët munduan t’i shpëtojnë jetën, por 18-vjeçari mësohet se ka vdekur në vendngjarje.

Autoritetet janë duke hetuar ngjarjen, ndërsa The Mirror shkruan se nëse do të hetohet si vrasje, atëherë do të jetë rasti i 60 në kryeqytetin britanik për këtë vit.

Një dëshmitar, i cili banonte afër vendit të ngjarje, tha në Twitter se nuk u lejua të dilte jashtë, për shkak se policët i thanë se kishte gjak në të gjithë rrugën.

Të dielën, një femër, rreth 30 vjeçe, u ther me thikë në Brixton, në jug të Londrës. Polica arrestoi si të dyshuar një 20-vjeçar, i cili ndodhej në vendin e ngjarjes dhe besohet se e njihte viktimën.

Ndërsa një orë më parë, 26-vjeçari Raul Nicolaie u ther me thikë në Colindale, në veri të Londrës. Miqtë e tij thanë për mediat, se viktima, me kombësi romune, që kishte ardhur në Britani pesë vite më parë, la pas një fëmijë 6-muajsh. Në vendin e ngjarjes u arrestua një 34-vjeçare. Viktima dhe autorja e dyshuar njiheshin më parë, njoftoi policia.

Vrasjet janë kthyer në një “virus” për Londrën. Numri i paprecedentë i vrasjeve dhe akteve të dhunës që nga fillimi i vitit e ka kthyer atë në kryeqytetin e krimit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!