Përgjaket kampionati serb i futbollit

schedule13:24 - 14 Dhjetor, 2017

schedule 13:24 - 14 Dhjetor, 2017

17 persona kanë mbetur të plagosur, prej të cilëve një në gjendje të rëndë gjatë ndeshjes Partizan-ylli i Kuq, në Beograd,në kuadër të kampionatit ser btë futbollit. Tifozeritë e dy ekipeve janë përleshur me njëra tjetrën për më shumë se 10 minuta.

Incidente të rënda me të paktën 17 të plagosur, prej të cilëve një në gjendje të rëndë, ndodhën ën Beograd gjatë derbit të kampionatit serb të futbollit mes tifozerive rivale të Partizanit dhe Cervena Zvezda. Shkak për këtë përleshje u bënë një grup i vogël tifozësh të Cervena Zvezdas të cilët u futën në hapësirën e tifozerisë vendase e cila ka reaguar menjëherë. Vetëm ndërhyrja e policisë i ka dhënë fund përleshjes së dhunshme e cila zgjati 10 minuta.

10 minuta terror dhe dhunë ekstreme, të cilës policia i është përgjigjur me shkopa gome për të ndarë grupet. Disa persona përfunduan në pranga. Ndeshja vijoi rregullisht për të përfunduar me rezultatin 1 – 1 duke lënë Cervena Zvezdan në vend të parë me nëntë pikë avantazh ndaj rivalit të përhershëm./abcnews.al