Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Përgjaket Budva, 65 vjeçari vret vëllanë dhe nipin/ Shkak, konkurenca për barkat në plazh

schedule11:45 - 26 Korrik, 2025

schedule 11:45 - 26 Korrik, 2025

Policia e Malit të Zi ka arrestuar një 65 vjeçar, i cili dyshohet se ka vrarë vëllain e tij dhe nipin këtë mëngjes në Budva. Vrasja e dyfishtë ndodhi në një bar në plazhin Slovenska.

Sipas mediave lokale, ngjarjes së rëndë i ka paraprirë një mosmarrëveshje familjare shumëvjeçare, për konkurrencën e barkave ne plazh, ndërsa shkaku i menjëhershëm duket se ka qenë një debat për transportin e turistëve me anije, aktivitet me të cilin viktimat dhe i dyshuari ishin marrë për vite me radhë.

“Rreth orës 8 të mëngjesit, nga Shërbimi i Gjatë i Drejtorisë së Sigurisë në Budva u pranua njoftim për përdorim të armës zjarri në rrugën Slovenska obala. Punonjësit e policisë reaguan menjëherë, e gjetën të dyshuarin S.S. në vendngjarje, sekuestruan armën dhe e arrestuan”, njoftoi policia. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!