Përgatitjet për rinisjen e transportit publik në Tiranë, operatorët: Jo më shumë se 25 pasagjerë

schedule17:39 - 25 Maj, 2020

schedule 17:39 - 25 Maj, 2020

Tashmë që ka nisur rihapja e vendit dhe lehtësimi i masave, qytetarët janë të interesuar për rikthimin e transportit publik.

Rixhin Qoshja, kreu i Shoqatës Kombëtare të Transportit Urban shprehet se po bëhen disa përshtatje bazuar në modelet europiane se si do bëhet transporti i pasagjerëve me jo më shumë se 25% te kapacitetit te autobusëve.

“Jemi duke bërë disa adaptime bazuar në modelet që janë bërë në Europë për të kuptuar kapacitetin e pasagjerëve që mund të transportojmë. Jemi ende ne pritje të protokollit final. Me rregullat e reja që do aplikojmë, s’mund të qarkullojnë më shumë se 25% e qytetarëve në një mjet duke ruajtur distancën e sigurisë.

Për ne si operatorë është problem për sa kohë nuk kemi një mbështetje financiare, pasi me 25% te kapacitetit është e pamundur”, theksoi Qoshja.

Me rihapjen e transportit urban pasagjerët duhet të përdorin detyrimisht maska dhe doreza.

“Përderisa autobusi është ambient i mbyllur do të jenë të njëjta kushte që përdoren sot në ambientet e mbyllura. Në lidhje me fatorinon, ky është problem sepse s’mund të respektojmë distancën e sigurisë me fatorinon. Kjo mbetet për t’u zgjidhur nga autoritetet përkatëse”, u shpreh ai.

Por a ka shpresa që qytetarët do mund të përdorin transportin urban nga fillimi i qershorit?

“Mendoj se po, do nisim punën, gjithë kjo kohë që ka kaluar tani është shumë. Madje ne duhet të kishim filluar më shpejt akoma. Prishtina ka filluar javën e kaluar. Kështu që dhe ne duhet të rifillojmë me patjetër. Por duhet që të kuptojmë skemën financiare se si do funksionojmë dhe patjetër kushtet e sigurisë në transportin publik”, u shpreh ai.

Sipas Shoqatës Kombëtare të Transportit Urban po shihet edhe mundësia që të në urban gjatë kësaj periudhe mos të ketë fatorino dhe të gjendet një mënyrë alternative për këtë.

Nga ana tjetër kryeministri Rama bëri të ditur se deri nga fundi i kësaj jave do vendoset data e saktë se kur dhe si do funksionojë transporti urban dhe ai ndër-qytetas./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!