Përgatitja për provimet e maturës, mes mësimit online dhe dilemave të shumta, maturantja: Ndihem jo plotësisht e përgatitur

schedule21:55 - 8 Prill, 2020

schedule 21:55 - 8 Prill, 2020

Koronavirusi ka mbyllur shkollat, duke e bërë më të vështirë mësimin sidomos të nxënëseve që do të japin maturën këtë qershor.

Maturatët përgatiten online, përmes rrjeteve sociale dhe platformave të posaçme që gjenden online.

Por kjo metodë duket se i bënë ata jo plotësisht të përgatirur dhe të sigurt në rezultatet që do arrijnë.

Figalina Kaloti është një maturante, e cila këtë vit do të jap provimet që do ia hapin dyert e universitetit. Më shumë se çdo herë asaj i duhet të qëndrojë para kompjuterit.

Duke qenë se situata është e tille ne nuk dimë as çfarë duhet të bëjmë e se si duhet të sillemi”.

Prania në shkollë, ajo thotë se është e pazëvendësueshme, megjithatë nuk i mungon komunikimi me mësuesit.

“Mësimet merren online pasi ne nuk mund të shjkojmë në shkollë për shkak të situatës në të cilën ndodhemi. Ne i marrim mësimet online përmes rrjeteve sociale apo programeve të tjerë si google classroom. Duke qenë se është online ka shumë vështirësi”, ka theksuar maturantja për Abc News

Lënda e Matematikës nuk është surprizë të jetë më e vështira për ‘tu mësuar përmes metodës online.

Matematika është lënda më e vështirë, pasi ne dhe në klasë duam të pyesim shumë dhe pse mund ti bëjmë pyetjet nuk mund të jenë aq efektive sa drejtpërdrejt”.

Sigurisht që t’i marrësh këto mësime duhet patjetër interent që jo të gjithë kanë akses.

Nuk janë të gjithë pasi ka familje që nuk kanë mundësi nuk kanë një kompjuter apo telefon, ka dhe nga ato që nuk kanë mundësinë  einternetit apo diçka tjetër dhe nuk mund ti marrin të gjithë mësimet, dhe provimet që ne bëjmë i kalojnë më vonë. Jo të gjithë nxënësit janë aty kur bëhet mësim”, ka thënë gjimnazistja Kaloti.

Maturantja tregon se ende ka shumë pikëpyetje që skanë përgjigje.

Nuk ka asnjë përgjigje të sakte se si do të bëhen këto provime, thueht se mund të bëhen dhe online por është shumë e vështirë të bëhet një gjë e tillë. Ne akoma nuk e dimë se si do të veprojmë”, është shprehur maturantja.

Provimet është caktuar që të mbahen nisur nga data 8 qershor, ku do të jetpet gjuha e huaj dhe do të mbyllen më 18 qershor që është provimi i lëndës me zgjedhje./abcnews.al