Përfundon vizitën në Rusi, Kim Jong-un kthehet në “bunkerin” e tij

schedule12:06 - 19 Shtator, 2023

schedule 12:06 - 19 Shtator, 2023

Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-un ka përfunduar vizitën në Rusi dhe ka mbërritur në vendin e tij me trenin special të blinduar.

Sipas Agjencisë Qendrore Koreane të Lajmeve (KCNA), Kim ka mbërritur në vendin e tij pas vizitës 6 ditore në Rusi, që është udhëtimi më i gjatë në periudhën e udhëheqjes së tij.

Treni special i blinduar që transporton Kim Jong-un ka mbërritur dje në kufirin e vendit në orët e mëngjesit dhe se vizita e Kim ishte “vizitë e vullnetit të mirë”.

Rusia njoftoi se Kim u largua nga vendi më 17 shtator.

Kim dhe Putin u takuan më 13 shtator

Lideri veri-korean Kim u takua me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin më 13 shtator në bazën hapësinore “Vostochny” në rajonin Amur të Rusisë.

Putin i cilësoi si “produktive” negociatat me Kim Jong-un dhe theksoi se kanë shkëmbyer mendimet lidhur me situatën në rajon dhe për çështjen e marrëdhënieve dypalëshe.