Përfundon takimi me ambasadorët, Basha: Prioritet ekonomia dhe procesi i integrimit

schedule10:46 - 19 Maj, 2020

schedule 10:46 - 19 Maj, 2020

Lideri i Opozitës Lulzim Basha pas takimit me ambasadorët u shpreh Shqipëria po bën hapa pas.

Ai theksoi se vendimet e qeverisë po e largojnë vendin më shumë nga Europa.

Opozita është e përkushtuar për ecjen e Shqipërisë në BE dhe plotësimin e 15 kushteve. Kam kërkuar ndihmën e vendeve anëtarë të BE-së, që Shqipëria të mund të hapë negociatat, të ketë mbështetjen e  nevojshme politike dhe financiare për të përballuar situatën në krizë politike, sociale, ekonomike.

Për shkak të vendimeve të Ramës shumica e shqiptarëve janë në kushte pamundësie ekstreme, pas pandemisë 7 në 10 familje shqiptare e shohin veten në humnerë .

Situata e familjeve është shumë e vështirë që nga nevojat bazë, ushqimore. Biznesi i vogël, i mesëm po mbyllen dhe bizneset e mëdha po hasen me probleme në likuiditetin”,tha Basha.

Ndërkohë gazetari Juxhin Mustafaraj tha për “ABC News” se Basha në këtë takim i ka thirrje ambasadorëve të mbështesin Shqipërinë.

Lexo edhe: Reforma Zgjedhore, Basha: Topi në derën e PS-së, nuk mund të jemi fasadë

Për çështjen Zgjedhore Basha u shpreh se PS duhet të marrë në konsideratë propozimet dhe draftet që opozita ka paraqitur edhe pse nuk dha një afat se kur do të rikthehen në tryezën politike.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!