Përfundon takimi Kurti-Vuçiç në Bruksel, Borell: S’ka marrëveshje për dokumentet dhe targat

schedule17:09 - 18 Gusht, 2022

schedule 17:09 - 18 Gusht, 2022

Ka përfunduar pa një marrëveshje të arritur takimi mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe president serb Aleksandër Vuçiç.

Kryediplomati i BE Josep Borell në konferencën për media pas bisedimeve disa orëshe me kryeministrin Kurti dhe presidentin Vuçiç, tha se s’kanë arritur marrëveshje lidhur me vendimin për targat dhe dokumentet e udhëtimit. Borell tha se dy liderët u pajtuan që të vazhdojnë diskutimin dhe të rikthehen për bisedime para 1 shtatorit.

“Ne pamë rritje tensionesh për vendimin e targave dhe dokumenteve, komuniteti ndërkomëbtar s’do të shohë eskalim të situatës dhe palët do të jenë përgjegjëse për të. Ne nuk arritëm marrëveshje sot, por s’është fundi i tregimit, dy liderët u pajtuan se procesi duhet të vazhdojë dhe diskutimi do të rikthehet në ditët e ardhshme dhe ka kohë deri më 1 shtator”, tha ai.

Shefi i Politikës së Jashtme u shpreh se dy liderëve u ka kujtuar se takimi i thirrur sot s’është i rregullt por është takim në kohë krize.

“Nuk ishte takim normal, nuk ishte i rregullt, bashkë me Emisarin Lajcak, të cilin dua ta falënderoj për punën e mirë. Këtë takim e thirrëm sepse u ballafaquam me ngritje tensionesh në veri. U thashë dy liderëve ky ishte një takim në kohë krize dhe qëllimi ishte të qetësojmë situatën në terren”, tha ai. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!