Përfundon takimi i Yuri Kim me përfaqësuesit e Këshillit Politik

schedule20:05 - 2 Qershor, 2020

schedule 20:05 - 2 Qershor, 2020

Ka përfunduar takimi i ambasadores amerikane Yuri Kim me përfaqësuesit e Këshillit Politik. Takimi ka zgjatur pesë orë në rezidencën e ambasadës amerikane.

Ndërkohë nga momenti në moment pritet  që ambasadorja të japë një deklaratë për mediat.

Në takim kanë qenë të pranishëm edhe ambasadori i BE në Shqipëri Luigi Soreca, si dhe ambasadori britanik, Duncan Norman.

Pritet me interes deklarata e ambasadores, nëse palët do të kenë arritur marrëveshje për Reformën Zgjedhore. Kujtojmë se palët shkelën afatin e 31 majit për të realizuar “Zgjedhoren”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!