Përfundon takimi i Ramës me deputetët socialistë, zbardhen detajet e mbledhjes në selinë e PS

schedule19:46 - 3 Shtator, 2020

schedule 19:46 - 3 Shtator, 2020

Përfundon takimi i kryeministrit Edi Rama me deputetët në Tiranë.

Takimi u zhvillua në selinë rozë, nisi në orën 18:00, dhe ka përfunduar rreth orës 19:30.

Në fokus të këtij takimi me 18 deputetët e qarkut Tiranë kanë qenë porositë e kryeministrit për fushatën zgjedhore, me formulën e re se si do të drejtohet Tirana mes tre deputetëve:

Elisa Spiropali, Ervin Bushati, dhe Erjon Veliajt, duke saktësuar se drejtues politik për Bashkinë Tiranë do të jetë Erion Veliaj ndërkohë që kryetari i Partisë Socialiste për Tiranën do të jetë Ervin Bushati ndërsa përgjegjësia politike Elisa Spiropali do të jetë drejtuese politike për Bashkitë Rrogozhinë, Vorë, Kamëz dhe Kavajë.

Njëkohësisht kryeministri Rama ka përsëritur porositë e dhëna ditën e djeshme, për angazhim maksimal deri në fund nga baza socialiste, dhe deputetët.

LEXO edhe: Data e zgjedhjeve, Rama i thotë ‘PO’ Metës, i shkon nesër në Presidencë së bashku me Ballën

Ndërkohë që është diskutuar edhe çështja për shtimin e 1 ose dy deputetëve në qarkun e Tiranës, për shkak se qytetit të Dibrës i largohet një deputet, ndërkohë që është në diskutim për largimin e një deputeti, edhe në qarkun e Gjirokastrës.

Kjo për shkak të popullsisë në rënie në këtë qytet.

Siç raporton gazetarja Esiona Konomi për ABC News, kjo mund të ndryshojë bilancet politike brenda qarkut në raport me numrat.

Kryeministri Rama ndërkohë është larguar nga selia rozë.

Ai do të vijojë takimet në çdo qark me deputetët, ndërsa mësohet se do të jetë nesër në mesditë se bashku me Sekretarin e Përgjithshëm të Partisë Socialiste, Taulant Balla në Presidencë, për të diskutuar datën e zgjedhjeve të ardhshme.

N.D./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!