Përfundon takimi i opozitës me reporteren për Shqipërinë në PE: Mazhoranca po minon reformën në drejtësi

13:52 | 21/02/202013:520

Pas përfundimit të takimit me raporteren për Shqipërinë në PE, Isabelle Santos gjatë një deklarate për mediat, ish- deputeti i PD, Genc Pollo tha se është e domodoshme që Gjykatës Kushtetuese ti kthehet dinjiteti i humbur. Ndërkohë ish- deputetja e LSI-së Klajda Gjosha tha se reforma zgjedhore duhet të miratohet që nesër dhe opozita është në tryezë për ta bërë këtë të mundur.

“Ligje të votuara nga mazhoranca në këtë paralment janë ligje që synojnë të shkelin dinjitetin gjykatën Kushtetuese janë një problem për të ardhmen europiane dhe hapjen e negociatave. Besoj që me raporteren e Parlamentit Europian do të kemi një dialog të gjatë dhe të frytshëm”, tha Pollo.

“Si opozitë reale do të kemi një dialog të gjatë dhe të frytshëm. Ndërsa çelja e negociatave të Shqipërisë do të jetë një domosdoshmëri. Besueshmëria te shteti ka rënë dhe mijëra qytetarë po largohen nga vendi, po largohet truri, rinia që është thelbi i vendit. Kërkova që mazhoranca të mos minojë refomën zgjedhore. Shqiptarët duhet të votojnë të lirë dhe duhet ti japim fund krizës. Mazhoranca me manipulime ul besimin dhe minon reformën në drejtësi. Gjykata Kushtetuese është dera e vetme, jo vetëm për politikanët, por edhe për shqiptarët.  Reforma zgjedhore duhet të miratohet që nesër dhe opozita është në tryezë për ta bërë këtë të mundur”, tha Gjosha.

/abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono