Ka përfunduar në Bulqizë dhe Klos shpërndarja e materialeve zgjedhore, në lidhje me zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Procesi nisi rreth orës 11 dhe përfundoi rreth orës 18.
Procesi vijoi i qetë, teksa priten dorëzimet e procesverbaleve për të vijuar mëngjesin e nesërm me votimin. Në Bulqizë janë 49 qendra votimi me 27 mijë votues, në Klos janë 26 qendra votimi me 14 mijë votues. Në Dibër ka rreth 222 qendra votimi dhe më shumë se 120 mijë zgjedhës.
3.7 milionë shtetas shqiptarë do t’i drejtohen të dielën kutive të votimit për të zgjedhur 140 përfaqesuesit e tyre në Parlament.
Për herë të parë voton edhe diaspora, me 245 935 emigrantë shqiptarë të regjistruar, po ku problematikat nuk kanë munguar në postimin apo kthimin e zarfave të emigrantëve, kryesisht në Greqi.
Në garë janë 11 subjekte apo koalicione politike, ku çdo subjekt garon me 186 kandidate në listen e votimit, 46 prej të cilëve janë në listën e sigurt. / abcnews.al