Pas një dite me shumë tension përfundon seanca parlamentare e thirrur për shqyrtimin e propozimit francez.
Presidentja e KE-së Ursula Von der Leyen ishte mysafire e cila shprehu gadishmërinë e BE-së, si dhe garantoi se gjuha maqedonase nuk cenohet nga ky propozim.
Më pas, pas një pauze seanca vazhdoi me tone të ashpra nga ana e deputetëve opozitar maqedonas, e situata kulmoi atëherë kur fjalën e mori Kryeministri Kovaçevski.
Opozita u bë aq shumë zhurmuese sa që, kryeminstri lëshoj seancën. Në ndërkohë Mickoski ndodhej jasht parlamentit me protestuesit.
Seanca parlamentare do të vazhdojë nesër ditën e premte ora 11./Alsat