Përfundon Rruga e Çermenikës

schedule14:51 - 12 Nëntor, 2017

schedule 14:51 - 12 Nëntor, 2017

Dy vjet pas prezantimit të projektit, ka përfundimi ndërtimi i rrugës së Çermenikës, Librazhd-Qafë Drizë-Funarës, një investim prej 1.6 miliardë lekësh nga Fondi i Zhvillimit të Rajoneve, që u vjen në ndihmë mbi 6 mijë banorëve të zonës. Me këtë rast ata i ka takuar deputeti i PS-së, Taulant Balla, që ka theksuar se Librazhdi do të vijojë të ketë mbështetjen e qeverisë. Kreu i grupit parlamentar socialist zgjodhi ditën e festës së Çlirimit të Librazhdit për promovimin dhe përurimin e kësaj rruge, të cilën banorët e zonës e kërkonin me insistim prej 27 vitesh, për t’i shpëtuar izolimit./abcnews.al