Kjo e dielë ishte një ditë votimi për qytetarët e 5 bashkive në vend Vlora, Berati, Cërriku, Mati dhe Tepelena.
Në qytetin e Matit, mbi 8000 qytetarë ushtruan të drejtën e tyre të votës për kryetarin e ri të bashkisë, pjesëmarrja më e lartë e shënuar në 5 bashkitë ku u zhvilluan zgjedhjet.
Ora 18 shënoi fundin e procesit të votimit, ku kutitë do të dorëzohen në qendrat e numërimit për të vijuar me procedurat e mëtejshme. / abcnews.al /

