Përfundon procesi i numërimit, kush do të jenë kandidatët e PD në disa nga bashkitë e vendit

schedule20:16 - 11 Dhjetor, 2022

schedule 20:16 - 11 Dhjetor, 2022

Ka përfunduar numërimi i votave në primaret e Partisë Demokratike për bashkinë e Librazhdit.

Kështu, Sheki Cota ka marrë 417 vota, ndërsa Arianit Leka 227 vota. 14 vota janë gjetur të pavlefshme. Cota do të jetë kandidati i PD për bashkinë e Librazhdit në zgjedhjet lokale të 14 majit.

Në Mirditë ka marrë 528 vota Albert Melyshi dhe 332 Aleksander Lalaj, i pari do të ketë kandidati demokrat në zgjedhjet lokale.

Në Dibër kanë votuar gjithsej 1140 nga 1600 anëtarë. Besnik Alku 565 vota ka marrë, ndërsa Ismail Uka 566 vota Të pa vlefshme ishin 6 vota. Fitues është kandidati Ismail Uka.

Në Mat, në votimet e raundit të dytë morën pjesë 676 anëtarë e simpatizant, 4 më pak se një javë më parë. Kandidati Skënder Gjuci mori 478 vota, kandidati Bukurosh Ballabani 190 vota dhe 8 vota rezultuan të pavlefshme. Gjuci do të jetë kandidati i PD për Bashkinë e Matit në zgjedhjet e ardhshme lokale.

Në Fier ka fituar Edvar Kodheli me 579 vota kundrejt 340 votave të Artur Mahmutaj.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!