Përfundon procesi i licencimeve, dy skuadra të reja dhe një kërkesë nga FSHF

schedule16:18 - 5 Qershor, 2020

schedule 16:18 - 5 Qershor, 2020

Ka përfunduar ditën e sotme procesi i licencimeve për klubet kandidate për pjesëmarrjen në kompeticionet e UEFA-s në sezonin 2020-2021. Komisioni i Licencimit të Klubeve, pasi ka shqyrtuar në detaje të gjithë dosjet e skuadrave të meshkujve dhe femrave, ka marrë vendimet përfundimtare të cilat i janë komunikuar klubeve kandidate.

Klubeve i është kërkuar të mos bëjnë publik vendimin e marrë nga Komisioni në mënyrë që vendimi të mos ndikojë në garë. Pas përfundimit të kompeticioneve, Federata Shqiptare e Futbollit do të informojë grupet e interesit dhe opinionin publik mbi skuadrat që janë licencuar, dhe ato klube që nuk kanë plotësuar kriteret e licencimit e i është refuzuar aplikimi.

Risia e këtij viti në procesin e licencimit është se janë përfshirë dhe skuadrat e Vllaznisë dhe Apolonisë nga futbolli femrave. Shqipëria do të përfaqësohet sezonin e ardhshëm në UEFA Champions League, UEFA Europa League, UEFA Women’s Champions League dhe UEFA Youth League me 6 skuadra. fshf.org

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!