Analisti Arben Meçe u ndal tek rezultati në Pustec, ku përfundoi edhe numërimi i votave. Ndërsa janë numëruar të gjitha kutitë, ka rezultuar se në këtë zonë kryeson Partia Socialiste.
“Pritshmëria ishte e pritshme. Unë do të thoja se PD këtu nuk është se nuk ka patur vota. Ka patur vota…Më kanë ardhur informacione të plota mbi Vorën dhe më rezulton që ka rënie drastike. PD do të ketë rënie në rang Shqipërie”, tha Meçe.
Ndërsa analisti Skënder Minxhozi, tha se në këto zgjedhjeve, partitë e reja do të jenë edhe elementi më interesant.
“Këto janë 22 kuti në të gjithë Shqipërinë. Është shumë interesat të shihet me votën që dora dorës po zbardhet, se sa do dalin partitë e reja. Mendoj që do të jetë elementi më interesant. Vëmendja për partitë e reja do duhet fokusuar te Tirana. Duhet të shohim nëse intensioni i votës që ata kanë pasur do të përkthehet në votë reale”, tha Minxhozi.
/abcnews.al/


