Ka përfunduar numërimi i votave në basHkitë Poliçan dhe Skrapar të qarkut të Beratit.
Sipas të dhënave zyrtare të marra nga KQZ, në Poliçan ka fituar me 3,127 vota PS ose e konvertuar në përqindje me 67,33 %. Forcë e dytë renditet PD-ASHM me 981 vota, e ndjekur nga Nisma Shqipëria Bëhet me 372 vota.
Ndërkohë në Skrapar, në 23 qendra votimi ka rezultuar fituese Partia Socialiste me 3614 vota ose e konvertuar në përqindje me 66,46%. E dyta renditet PD me 1588 vota, e ndjekur nga Nisma Shqipëria Bëhet me 120 vota.