Ka përfunduar me ankth, lot dhe emocione mbrëmja e kësaj të shtune në Dance Reality Show “T’ka mami yll”.
E eliminuara e dytë është Tadea, e cila ka mbetur në nominim me Ergysin e të njëjtës skuadër blu. Sapo profesor Albi Nako tha emrin e saj, Tadea shpërtheu në lot, duke mos i përmbajtur dot emocionet e largimit.
Ndërkohë, anëtarët e tjerë të jurisë e kanë inkurajuar atë se kjo është një garë, ku në një moment të gjithë do të largohen.
Në fund, Erjona Rusi e ka cilësuar Tadean si një uragan.
“Ti je një uragan”, ishin edhe fjalët mbyllëse të Erjonës. /abcnews.al/

