Pagat në administrate rriten nga 1 korriku/ Mete: Synohet që paga mesatare të arrijë 105 mijë lekë

schedule13:18 - 26 Qershor, 2024

schedule 13:18 - 26 Qershor, 2024

135 mijë punonjës të administratës publike do të përfitojnë rritje  pagash që prej 1 korrikut. Ministri i Financave Ervin Mete tha se me zbatimin e kësaj politike paga mesatare në sektorin publik synohet të arrijë në 105 mijë Lekë. Rritje pagash do të përfitojnë mjekët, mësuesit policës e zjarrfikësit.

Punonjësit e administratës duke nisur nga 1 korriku do të përfitojnë rritje të pagave. Vendimi është miratuar në mbledhjen e qeverisë ndërsa ministri i Financave shpjegoi se me zbatimin e kësaj politike paga mesatare në sektorin publik synohet të arrijë në 105 mijë Lekë.

Buxheti I shtetit ka akorduar për rritjen e pagave në pjesën e dytë të këtij viti 11 miliard  lekë ministri Mete  tha se , me ndryshimet ligjore të miratuara, parashikohet indeksimi i të gjitha pagave në administratën publike me normën e inflacionit në fuqi.

Ministrja e arsimit Ogerta Manastirliu tha se për mësuesit paga mesatare  do të ketë rritje me 18 mijë lekë .

Mjekët pritet të përfitojnë një rritje të pagave me 20 mijë lekë ndërsa infermierët 15 mijë lekë. Të favorizuar në rritjen e pagave  do të jenë edhe zjarrfikësit dhe forcat e gradës.

“Sot në Këshillin e Ministrave u miratuan vendime specifike. Paga mesatare në sektorin publik arrin në 105 mijë lekë. Pagat e rritura fillojnë të aplikohen në 6 mujorin e dytë të vitit 2024 duke filluar nga 1 korriku”, tha Mete.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!