Përfundon mbledhja e Konferencës së Kryetarëve, Bardhi: Interesi ynë që Kuvendi të jetë normal!

schedule16:35 - 15 Mars, 2024

schedule 16:35 - 15 Mars, 2024

Në përfundim të mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve, kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi zhvilloi një komunikim për mediat duke deklaruar se mazhoranca dhe “Rithemelimi” kanë rënë dakord për ngritjen e dy Komisioneve Hetimore.

Gjatë fjalës së tij Bardhi nënvizoi se qëllimi i vetëm i opozitës është një Kuvend normal, duke shtuar se sot u provua ajo çfarë kanë kërkuar gjatë këtyre pesë muajve.

“Sot u vendos në dakordësi të plotë mes gjithë anëtarëve ka marrë vendimet që konkretizojnë atë dakordësi. Është rënë dakord siç e dini, miratimi i Komisionit Hetimor për kontratat dhe sterizilim dhe chek-up apo dhe për ngritjen e komisionit hetimor për sistemin tims. Këto kanë qenë shqetësimet tona. Siç kemi deklaruar prej 5 muaj edhe pse jemi akuzuar. Ne rikthehemi menjëherë në normalitet që te jemi zëri i qytetarëve. Sot po tregojmë se kemi bërë atë që kemi thënë në këto 5 muaj”, u shpreh Bardhi.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!