Pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit Kombëtar të PD-së, Edi Paloka ka dhënë një deklaratë për mediet.
Kryetari i Këshillit, ka zbuluar vendimet e marra për votimet për kandidatët në primare.
Paloka ka deklaruar se do të votojnë jo vetëm anëtarët e PD por edhe simpatizantët e PD.
Paloka: Sot siç jeni në dijeni me kërkesë të Këshillit Kombëtar të kaluar u shty për sot diskutimi për rregulloren e primareve pasi një pjesë e anëtarëve nuk e kishin lexuar dhe nuk e kishin parë mirë. Sot u diskutua për këtë çështje dhe ato që mund të konsiderohen risi nga primaret e fundit janë që në votime, siç e përcakton Statuti i PD, nuk do të marrë pjesë vetëm anëtarësia e PD por edhe simpatizantët, të cilët siç thatë përcaktohen qartazi në statut, kush janë, si regjistrohen dhe të gjitha modalitetet e tjera që përcaktojnë figurën e simpatizantit. Statuti gjithashtu e përcakton që simpatizantët kanë të drejtën e votimit në primare, pra në një farë mënyre nuk është risi pasi përcaktohet qartazi në statut.
Një çështje tjetër që u diskutua ka të bëjë me kandidimin e kryetarët të degëve dhe pozicioni që do të mbajnë gjatë momentit kur kandidojnë në primare.
Paloka: Çështja tjetër që u diskutua është edhe ajo për kandidimin e kryetarët të degëve dhe pozicioni që do të mbajnë gjatë momentit kur kandidojnë në primare. Pati disa propozime por u miratua propozimi i grupit të punës dhe i kryesisë, propozim i cili u bë në këtë mbledhje të Këshillit Kombëtar, sipas të cilit kryetarët e degëve që do të kandidojnë në primare gjatë kandidimit funksionet do të kryhen nga nënkryetarët e degëve siç e përcakton edhe statuti i Partisë Demokratike. Nëse do fitojnë në primare, pra do të shpallen kandidatë zyrtarë të PD për zgjedhjet lokale atëherë statuti parashikon që ata menjëherë nuk do të jenë më në pozicionin e kryetarit të partisë, por do të jenë në pozicionin e kandidatit për pushtetin lokal. E anasjellta, nëse nuk fitojnë në primare do të mbajnë pozicionin kryetarit të partisë. Gjithashtu u votua edhe për një pikë që ishte e diskutueshme, nëse do të ketë balotazh midis kandidatëve dhe me votim u vendos që balotazhi do të qendrojë si proces gjatë votimit. Këto ishin 3 risitë, pjesa tjetër është pjesë që është zbatuar edhe në primaret për partinë.
/Abcnews.al/