260 gjyqtarë të Republikës së Shqipërisë zhvilluan këtë të enjte një mbledhje urgjente për të diskutuar mbi çështjen e sigurisë së magjistratëve e sistemit të drejtësisë.
Gjihcka nisi me 1 minutë heshtje për gjyqtarin Astrit Kalaja I cili u ekzekutua Brenda sallës së gjyqit.
kreu i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi fajesoi per vrasjen e Astrit Kalasë denigrimin e padrejte sipas tij dhe të vazhdueshëm të figurës së gjyqtarëve në publik nga politikanë dhe media.
“Kjo është një vdekje e paralajmëruar. Prej vitesh, gjyqtarët janë bërë shënjestër e fyerjeve, kërcënimeve dhe denigrimeve. Në vend që të mbrohej pavarësia e gjyqësorit, është goditur autoriteti i tij. Në vend që të ndërtohej respekti ndaj drejtësisë, është nxitur përbuzja ndaj saj.
Ndërsa Zv.kryetari i Gjykatës së Tiranës Gerd Hoxha tha se kjo situatë nuk erdhi menjëherë, ajo është rezultat i klimës së thellë së urrejtjes ndaj cdo punonjësi të sistemit të drejtësisë, duke dëmtuar besimin e publikut tek drejtësia.
“Kjo klimë dashakeqe, nxitëse jo vetëm e urrejtjes verbale por tashmë e provuar, nxitëse edhe e veprimeve të drejtëpërdrejta kundër jetës dhe shëndetit të gjyqtarëve dhe palëve fituese në gjykim, prej vitesh ushqehet dhe amplifikohet nga diskursi politik dhe mediatik, që shpesh e paraqet gjyqësorin si burim të çdo problemi në shoqëri. Kjo qasje ka dëmtuar besimin e publikut tek drejtësia, ka frymëzuar mosrespekt, fyerje dhe sulme ndaj gjyqtarëve, duke rritur ndjeshëm rrezikun dhe presionin mbi pavarësinë e gjyqësorit.”
Për parandalimin e të tilla ngjarjeve u propozua ngritja e një Grupi Pune Ndërinstitucional me pjesëmarrjen e gjyqtarëve, Këshillit të Lartë Gjyqësor, Ministrisë së Drejtësisë, Ministrisë së Brendshme, Policisë së Shtetit dhe organeve të sigurisë, që do të hartojë dhe zbatojë këtë platformë.
Ky grup pune duhet të përfshijë masa parandaluese, protokolle emergjente dhe standarde të detyrueshme sigurie për çdo gjykatë, si dhe një mekanizëm të përhershëm bashkërendimi institucional për monitorimin dhe raportimin publik të rezultateve.
Mbledhja erdhi menjëherë pas ngjarjes së rëndë të regjistruar 3 ditë më parë kur në një sallë gjyqi në gjykatën e tiranës u vra me armë zjarri, gjyqtari Astrit Kalaja.

