Manchester City është shumë afër një marrëveshje për nënshkrimin e Mateo Kovacic.
Sipas asaj që raporton gazetari me reputacion, Fabrizio Romano, dy palët kanë shumë gjasa që marrëveshjen ta përfundojnë brenda një jave.
29-vjeçari këtë sezon bëri 37 paraqitje me dy gola dhe po aq asistime për “blutë”, ndërsa me kombëtaren e tij ishte shumë afër fitimit të Ligës së Kombeve, por u mposht në finale nga Spanja. /G.D abcnews.al/