Përfundon mandati i qeverisë Gentiloni në Itali

schedule17:10 - 28 Dhjetor, 2017

schedule 17:10 - 28 Dhjetor, 2017

Në fjalimin e tij të fundvitit kryeministri italian, Paolo Xhentiloni deklaroi dhe përfundimin e mandatit qeverisës të ekzekutivit të tij. Pas shpërndarjes së parlamentit mediat italiane shkruajnë se data e zgjedhjeve të përgjithshme është ajo e 4 marsit.

Qeveria ka arritur një objektiv të rëndësishëm, ai i përfundimit të mandatit të saj të rregull. Me këtë fjali kryeministri italian, Paolo Gentiloni, gjatë fjalimit të fundvitit ka konfirmuar dhe përfundmimin e mandatit të qeveriksë së drejtuar prej tij.
Ai theksoi se Italia është rivënë në punë pas krizës më të rëndë që pas luftës dhe meritë për këtë kanë familjet dhe sipërmarrjet. Sipas tij, qeverisja e ekzekutivit të drejtuar nga ai ka qenë frytdhënëse.

Xhentiloni u shpreh se nëse qeveria do të kishte ndërprerë mandatin para kohe atëherë do të kishte qenë shkatërruese për vendin në një moment shumë delikat për ekonominë italiane.
Duke paralajmëruar fitoren e së majtës në zgjedhjet e ardhshme që parashikohen të mbahen në mars të vitit të ardhshëm, Xhentiloni tha se e majta është në shërbim të vendit dhe kjo është dëshmuar nga qeveria e drejtuar nga Leta, Renzi dhe ai vetë.

Duke u bërë apel kolegëve të tij që të mos bëjnë një fushatë elektorale diletantësh, me akuza kundër njëri tjetrit, Xhentiloni nuk pranoi të parashikonte një tjetër mandat kryeministri. Duke shtuar se çdo fjalë e tij do të keqpërdorej.
Pas shpërndarjes së parlamentit, mediat italiane raportojnë se data më e mundshme e zgjedhjeve të përgjithshme në vend është ajo e katër marsit të vitit të ardhshëm./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!