Përfundon gjykimi për Shullazin, më 26 Qershor prokuroria jep pretencën

schedule11:19 - 12 Qershor, 2018

schedule 11:19 - 12 Qershor, 2018

Në Gjykatën e Krimeve të Rënda ka përfunduar procesi i gjykimit për Emiliano Shullazin dhe 4 të pandehurit e tjerë, Gilmando Dani, Endrit Qyqja, Endri Zela dhe Blerim Shullazi. Më 26 Qershor, prokuroria do të paraqesë konkluzionet përfundimtare dhe do të kërkojë masën e dënimit për ta.

Në seancën e sotme, pala mbrojtëse kërkoi të thirren si dëshmitarë disa punonjës të një banke të nivelit të dytë për të dëshmuar mbi disa çeqe që kanë lëshuar në emër të Gilmando Danit dhe Endri Qyqes. Por kjo kërkesë nuk u pranua nga gjykata.

Mbi Emiliano Shullazin dhe 4 të pandehurit e tjerë rëndojnë tre akuza: “Shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, “kanosje për shkak të detyrës “ dhe “krijim grupi të strukturuar kriminal”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!